Hiking & Movie Night në Bjeshkën e Junikut, e diel, 29 Nëntor 2026, me Happy Trails Kosovo!
Të dielën ju presim në Bjeshkën e Junikut për një aventurë krejt ndryshe! Një ditë plot natyrë dhe pamje mahnitëse, që do ta përmbyllim me një Movie Night të veçantë me atmosferë unike në Shtëpinë Alpine. 🎬
🥾 Distanca: 7 km (total), ecja fillon nga Fshati Gjocaj dhe vazhdon deri në Livadhin e Madh.
📈 Vështirësia: E lehtë, ideale për fillestarë
Pas ecjes, do të shijojmë së bashku një film të bazuar në ngjarje të vërteta nga bota e bjeshkatarisë. Bëhuni pjesë e kësaj përvoje unike, sepse këtë herë aventura nuk përfundon në majë! Zjarr, atmosferë dhe momente që nuk harrohen lehtë🔥
🎒 Pajisjet e nevojshme: Këpucë mali, rroba sportive adekuate, bluzë rezervë, jakne dimri, kapuç, shkopinj për ecje (opsional), ushqim personal dhe minimum 1.5L ujë
💶 Pagesa:
20€ – Transporti dhe guida
10€ – Me vetura private (për person)
🕖 Nisja nga Prishtina:
07:00 – Parkingu pas Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21)
07:05 – Shkolla Mihail Grameno dhe Rrethi, Fushë Kosovë
07:05 – HiB Petrol, Fushë Kosovë
07:30 – Furra Orex, Komoran
08:00 – Nora Market, Klinë
08:20 – Kastrati Oil dhe Dulia, Pejë
🚗 Grumbullimi për vetura: 08:40 – Te Rrethi, Junik (ndalesë 10 minuta për furnizime).
Falas: Pop Corn, Çaj, Kafe dhe Soft Drinks 🍿🧃☕️
Pije të tjera jashte listes, blihen në market individualisht.
📲 Rezervimet (WhatsApp & Viber):
Longardi: +383 49 583 099
Ermali: +383 43 777 061
Personat që nuk i respektojnë udhëzimet e guidës, ecin me përgjegjësi personale.
Mbështetur nga KK Junik.
Ejani dhe ndihuni EGËR! 💚
Jetoje Jetën!



