Hiking & Movie Night në Bjeshkën e Junikut, e diel, 29 Nëntor 2026, me Happy Trails Kos…

  • November 29, 2026
Hiking & Movie Night në Bjeshkën e Junikut, e diel, 29 Nëntor 2026, me Happy Trails Kosovo! Të dielën ju presim në Bjeshkën e Junikut për një aventurë krejt ndryshe! Një ditë plot natyrë dhe pamje mahnitëse, që do ta përmbyllim me një Movie Night të veçantë me atmosferë unike në Shtëpinë Alpine. 🎬 🥾 Distanca: 7 km (total), ecja fillon nga Fshati Gjocaj dhe vazhdon deri në Livadhin e Madh. 📈 Vështirësia: E lehtë, ideale për fillestarë Pas ecjes, do të shijojmë së bashku një film të bazuar në ngjarje të vërteta nga bota e bjeshkatarisë. Bëhuni pjesë e kësaj përvoje unike, sepse këtë herë aventura nuk përfundon në majë! Zjarr, atmosferë dhe momente që nuk harrohen lehtë🔥 🎒 Pajisjet e nevojshme: Këpucë mali, rroba sportive adekuate, bluzë rezervë, jakne dimri, kapuç, shkopinj për ecje (opsional), ushqim personal dhe minimum 1.5L ujë 💶 Pagesa: 20€ – Transporti dhe guida 10€ – Me vetura private (për person) 🕖 Nisja nga Prishtina: 07:00 – Parkingu pas Pallatit të Rinisë (përballë ish-RTV21) 07:05 – Shkolla Mihail Grameno dhe Rrethi, Fushë Kosovë 07:05 – HiB Petrol, Fushë Kosovë 07:30 – Furra Orex, Komoran 08:00 – Nora Market, Klinë 08:20 – Kastrati Oil dhe Dulia, Pejë 🚗 Grumbullimi për vetura: 08:40 – Te Rrethi, Junik (ndalesë 10 minuta për furnizime). Falas: Pop Corn, Çaj, Kafe dhe Soft Drinks 🍿🧃☕️ Pije të tjera jashte listes, blihen në market individualisht. 📲 Rezervimet (WhatsApp & Viber): Longardi: +383 49 583 099 Ermali: +383 43 777 061 Personat që nuk i respektojnë udhëzimet e guidës, ecin me përgjegjësi personale. Mbështetur nga KK Junik. Ejani dhe ndihuni EGËR! 💚 Jetoje Jetën!

All eventsView on Instagram